Rama i drejtohet këngëtares: Merr dhe një këngë tjetër, se ne të tallavasë jemi, kurse ata dëgjojnë Bethovenin me Vrenozin në krye

Politikë

Publikuar: 24/04/2025

Rama i drejtohet këngëtares: Merr dhe një këngë tjetër, se ne të tallavasë jemi, kurse ata dëgjojnë Bethovenin me Vrenozin në krye

Kreu i PS ka vijuar takimet me gratë dhe vajzat nga Elbasani pasditen e sotme.

Ndryshe nga takimet e kaluara Rama i ka kërkuar këngëtares që hapi takimin, që të këndojë sërish.

Kënga qëlloi të ishte e paplanifikuar sepse Rama iu afrua dhe ia kërkoi këngën e radhës si një mesazh ironik për PD-në.

Merrja dhe një këngë tjetër se ne të tallavasë jemi, nuk jemi si ata që dëgjojnë Bethovenin me Vrenozin në krye”-tha Rama