Është gjetur celulari i Ilaria Sulës, 22-vjeçares shqiptare së vrarë më 26 mars nga ish-i i saj, Mark Samson. Telefoni u gjet në banesën e të riut filipinas në rrugën Homs, në lagjen afrikane, vendi i krimit.
Mediat italiane bëjnë me dije se dëshmia e dhënë nga autori, ndihmuar nga avokatët Fabrizio Gallo dhe Alessandro Pillitu, ishte vendimtar në identifikimin e telefonit.
Fillimisht ai pretendoi se e kishte hedhur telefonin, e më pas tregoi se ku e kishte fshehur. Prokuroria Publike e Romës ka urdhëruar teste kompjuterike mjeko-ligjore të pajisjes për analizë.
Me atë telefon, Samsoni vazhdoi të dërgonte mesazhe qetësuese dhe të dhëna të rreme për vendndodhjen e vajzës, ndërsa pretendonte se ishte ajo.
Ndërkohë, celulari i Samson po ashtu është sekuestruar dhe po ekzaminohen bisedat dhe mesazhet e tij në rrjetet sociale për të zbuluar nëse dhe kur 23-vjeçari kishte filluar të mendonte për vrasjen e ish-it të tij.
Kujtojmë që Ilaria u vra më 26 mars nga ish i dashuri i saj, Mark Antony Samson, i cili pasi e goditi tre herë me thikë, trupin e saj e futi në një valixhe dhe e hodhi në një zonë pyjore jashtë Romës. Fillimisht ajo u raportua e humbur, deri në momentin kur 23-vjeçari me origjinë nga Filipinet pranoi krimin përpara policisë.
Në krim është përfshirë edhe mamaja e tij, e cila ka pranuar se ka ndihmuar djalin e saj për të zhdukur gjurmët nga banesa e tyre, vendi ku është kryer dhe krimi.