Kryebashiaku i Tiranës, Erion Veliaj mbetet sërish në qeli. Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e tij për revokim të masës arrest me burg, duke e lënë në qeli prej më shumë se dy muajsh.
Pas dy muajve në paraburgim, Veliaj kërkon lirimin nga qelia. Seanca e 16 Prillit u shty për shkak se avokatët e tij kërkuan kohë që të njihen me aktet hetimore, ndaj gjyqtari paraprak Erjon Bani vendosi që seanca të shtyhet me 1 javë, në orën 13:00 të 23 prillit.
Më herët, kryebashkiaku i Tiranës apeloi masën e GJKKO në Apelin e Posaçëm, por shkalla e dytë rrëzoi kërkesën e tij duke lënë në fuqi vendimin e dhënë nga Erjon Bani në seancën e vlerësimit të masave të sigurisë më 12 shkurt.
Veliaj akuzohet për veprat penale të “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, në 9 raste si dhe “pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.