Po heton Tunelin e Llogarasë, ja pse Belind Këlliçi dhe Elvi Fundo sulmojnë prokurorin Dritan Prençi, si paguhen nga trau i Rrok Gjokës për të shantazhuar SPAK-un

Krim & Korrupsion

Publikuar: 22/04/2025

Po heton Tunelin e Llogarasë, ja pse Belind Këlliçi dhe Elvi Fundo sulmojnë prokurorin Dritan Prençi, si paguhen nga trau i Rrok Gjokës për të shantazhuar SPAK-un

Belind Këlliçi, i njohur si Belo Ezmeri, bashkë me kronikanin e tij Elvi Fundo, i njohur si Vesho mallisti, ditët e fundit befas kanë nisur një sulm të kordinuar ndaj prokurorit të SPAK, Dritan Premçi, duke e akuzuar se nuk po heton ‘siç duhet’ çështjen e inceneratorit të Tiranës. Çështja e inceneratorëve, e ndarë në disa fraksione, është më e hetuara në historinë e akuzës në Shqipëri, me rreth 70 të pandehur, me mbi 5 vjet hetime, me mijëra veprime hetimore, me arrestime dhe sekuestrime, me ish zyrtarë që po dënohen nga tre herë etj. Sikur të hetohej 21 Janari, Gërdeci, aferat e ministrave të para 2013 dhe pas 2013, ARMO, CEZ, ish Hotel Dajti, Kurum, Bankers, koncensionet në shëndetësi etj., sa 5 % të inceneratorëve, në Shqipëri krimi dhe korrupsioni do të shkonin drejt çrrënjosjes. Megjithatë, mund të ketë vend për hetime edhe më të ‘thelluara’!

Po pse u kujtuan këto ditë Belind Këlliçi dhe Elvi Fundi për të sulmuar prokurorin Dritan Prençi për inceneratorin e Tiranës?

Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka caktuar prokurorin Dritan Prençi për hetimin e çështjes së Tunelit të Lligarasë, dhe më konkretisht procedura për mbikqyrjen e punimeve, fituar me rreth 2 milionë euro nga kompania Net Group e Vis Berberit dhe Valter Begajt, bashkë me kompaninë Hill International N.V.

Në kuadër të këtij procedimi penal, Prokurori i Posaçëm Dritan Prenci ka urdhëruar ditët e fundit sekuestrimin e dokumentave të shoqërisë Hill International N.V. Zyrat e kësaj kompania ndodhen në një nga kullat në Tiranë. Në këto zyra hetuesit e BKH-së po bëjnë sekuestrimin e dosjeve.

Ka dyshime të forta se një pjesë e parave publike të përvetësuara me Tunelin e Llogarasë kanë shkuar në xhepat e Elvi Fundos dhe Belind Këlliçit. Prapaskena ka fakte për takime të Këlliçit me Rrok Gjokën, biznesmeni që fitoi fillimisht tenderin me vlerë 140 milionë euro. Sipas një denoncimi të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, tenderi për Rrok Gjokën u anulua pas takimeve në Ankara, duke ia dhënë një kompanie turke për 50 milionë euro më shumë.

Kompania turke më pas kontraktoi kompaninë e Rrok Gjokës për të realizuar punime me vlerën që Gjoka kishte fituar tenderin, pra 50 milionë euro më pak. Diferenca prej 50 milionë eurove dyshohet se është ndarë sipas roleve të protagonistëve. Nisur nga këto fakte, ngrihen dyshime të forta se Vesho mallisti dhe Belo Ezmeri paguhen nga trau i tunelit të Llogarasë për të shantazhuar prokurorin e SPAK Dritan Prençin, me qëllim që të mos hetojë këtë aferë të pretenduar.

Dy opozitarët që financohen me paratë korrupsionit qeveritar, nuk mund t’a sulmojnë Dritan Prençin drejtëpërdrejtë që të mos hetojë tunelin e Llogarasë, pasi kështu do të dekospiroheshin dhe diskretitoheshin publikisht, por po e sulmojnë për inceneratorët, një çështje e hetuar si një skaner 3D, që ka shkuar në gjyaktë dhe që Prençi ka hetuar vetëm një fraksion.

Shënim: E sfidojmë Belind Këlliçin si opozitar nëse e përmend dot publikisht oligarkun Rrok Gjoka, një nga përfituesit më të mëdhenj të parave publike pas Bashkim Ulajn.