Trupat e pajetë babait dhe djalit të tij 17-vjeçar janë gjetur brenda një shtëpie në fshatin Oltra a Lamon, në provincën e Bellunos në Itali.
Autoritetet italiane dyshojnë se ngjarja është vrasje-vetëvrasje. Viktimat janë me origjinë nga Ballkani raportojnë mediat italiane, pa dhënë më tepër detaje.
Sipas hetimeve fillestare, 50 vjeçari dyshohet se ka vrarë djalin e tij 17-vjeçar, një student, dhe më pas ka kryer vetëvrasje. Nëna e djalit gjithashtu jetonte me ta, por nuk ishte në shtëpi në kohën e tragjedisë.
Hetimet kanë nisur për zbulimin e shkakut të ngjarjes së rëndë.
Alarmi u ngrit nga disa fqinjë rreth orës 5 pasdite, pasi dëgjuan zhurmën e të shtënave me armë. Familja, sipas asaj që u thonë fqinjët, është pjesë e një komuniteti të vogël dhe të qetë që nuk ka shkaktuar kurrë shqetësime.