Rama ndërpret takimin elektoral pasi mëson lajmin e vdekjes së Papa Françeskut, e nderon me një minutë heshtje: Ishte ndryshe

Politikë

Publikuar: 21/04/2025

Rama ndërpret takimin elektoral pasi mëson lajmin e vdekjes së Papa Françeskut, e nderon me një minutë heshtje: Ishte ndryshe

Kryeministri Edi Rama ka mbyllur takimin e tij në Kavajë me një minutë heshtje, në ndër të Papa Franceskut, i cili u nda nga jeta sot.

Në shenjë respekti kryeministri Rama hoqi edhe kapelen me numrin 5, të cilën e mban prej  nisjes së fushatës më 11 prill.

Më erdhi një mesazh këtu tani, më vjen shumë keq, ka ndërruar jetë Ati i Shenjtë, Papa Françesku, një njeri i jashtëzakonshëm.

Unë kam pasur një raport personal me të, më çonte vazhdimisht mesazhe dhe më vjen jashtëzakonisht keq, ai zgjodhi të vizitonte Shqipërinë jashtë Vatikanit pasi u zgjodh Papë.

Pas një takimi që patën, ai kaloi në Shqipëri një ditë që e konsideronte të paharrueshme tha dhe fjalën e paharrueshëm që Shqipëria ka vëllazëri fetare.

Besoj kam mirëkuptimin këtu ta nderoj me një minutë heshtje dhe ta ndërpresim këtu takimin”, tha Rama.