Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish kreun e Partisë Demokratike, Sali Berishën, me një video me buf.
Rama ka publikuar një deklaratë të Berishës gjatë një takimi me qytetarët ku flet për programin e PD për energjinë, teksa thekson se energjia për bizneset do të jetë 6 lekë për kilovat ndërsa për familjarët do të jetë 7 lekë.
“Allah Allah, s’thotë kot populli t’rujt Zoti ment”, shkroi Rama krah videos së publikuar.