Më 4 dhjetor 2024, Bordi i Mbikëqyrjes Publike (BMP), i drejtuar nga Dritan Fino ka shpallur në faqen e tij zyrtare njoftimin https://bmp.al/wp-content/uploads/2024/11/Njoftim_per_anetar_KPAP.pdf për pozicionin e anëtarëve të Komisionit të Provimeve të Aftësive Profesionale (KPAP), të cilët përbëhen prej pesë anëtarësh, që emërohen nga BMP për një periudhë 4-vjeçare;
a) Kryetari propozohet nga Ministri i Financave;
b) Dy anëtarë propozohen nga organizata profesionale e audituesve ligjorë;
c) Një anëtar propozohet nga organizmat profesionalë ose Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit;
ç) Një anëtar propozohet nga profesorati i fushës së universiteteve.
Kërkesat për Kandidatët
Në njoftim përcaktohet që kandidatët duhet:
a) Të jenë shtetas shqiptarë;
b) Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata;
c) Të mos kenë konflikt interesi me anëtarët e BMP-së apo me strukturat që mbikëqyrin veprimtarinë e komisionit;
ç) Të mos jenë të angazhuar në role apo funksione politike;
d) Të mos jenë pjesë e strukturave ose këshillave drejtuese të më shumë se një organi/institucioni/organizate të përcaktuara në Ligjin 10091/2009, që lidhen drejtpërdrejt ose tërthorazi me përzgjedhjen dhe veprimtarinë e KPAP-së.
Përfaqësuesit e parashikuar në gërmat b) dhe c) duhet të aplikojnë pranë institucioneve përkatëse. Propozimet, të shoqëruara me dokumentacionin përkatës dhe lista e plotë e kandidatëve që kanë aplikuar pranë organizatave profesionale, dorëzohen te BMP. Përfaqësuesit e përfshirë në gërmën ç) aplikojnë drejtpërdrejt pranë BMP-së. Të gjitha propozimet, bashkë me dokumentacionin shoqërues, duhej të dorëzoheshin te BMP brenda datës 15 nëntor 2024.
Parregullsitë në Procesin e Publikimit dhe Afatet
Po të shohim dokumentin PDF (https://bmp.al/njoftime/), rezulton që është krijuar më 11 Nëntor 2024 nga Megi Harizi në orën 10:36:48 AM.
Sidoqoftë, dokumenti është publikua te BMP-së më datën 4 Dhjetor 2024, pasi është mbyllur afati i aplikimit 15 Nëntor 2024. Te faqen e Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA) (https://ieka.al/category/njoftime/), nuk është bërë asnjë njoftim për pozitat për anëtarë të Komisionit të Provimeve dhe nuk është njoftuar asnjë anëtar.
Dokumenti është hartuar në 11 Nëntor 2024, ndërsa afati i aplikimit ka përfunduar më 15 Nëntor 2024. Mbetet e paqartë nëse janë informuar ekspertët kontabël të IEKA-s. Po ashtu, kur janë bërë aplikimet, kur janë vlerësuar dhe si janë dërguar emrat te BMP me vetëm 4 ditë afat?
Paqartësi në njoftim
Instituti i Ekspertëve Kontabël nuk ka bërë asnjë njoftim dhe nuk ka informuar as anëtarët për të aplikuar. Emrat e z. Elton Tirana dhe zj. Ilda Duhanxhiu janë dërguar te BMP pa ndonjë transparence. Mungesa e procesit të hapur, pa transparencë, bie në kundërshtim me atë që kërkon BMP-ja.
Në këtë rast, duket se BMP ka konkluduar se 4 ditë ishin të mjaftueshme për IEKA-n për të patur mundsi me njoftuar anëtarët, me shqyrtuar dokumentacionin dhe për të përzgjedhur fituesit.
Anëtarët e Komisionit të Provimeve të Bordi i Mbikëqyrjes Publik në konflikt interesi
Analiza e situatës nxjerrë në pah shqetësime serioze për konflikte të mundshme interesi, që shkojnë ndesh me kriteret dhe rregullat e shpallura nga BMP. Që t’i hetojë këto shkelje dhe të garantojë respektimin e standardeve të integritetit e transparencës, BMP ka zgjedhur që të emërojë individë që, sipas të dhënave, kanë shkelur ligjin. Ky veprim, jo vetëm që dëmton besueshmërinë e Bordit, por edhe nxjerr mosrespektimin e rregullave dhe minon integritetin e procesit të përzgjedhjes e mbikëqyrjes.
Konflikti i interesit të antarit të Komisionit Provimeve z. Elton Tirana
Z. Elton Tirana është përfshirë në konflikt interesi për shkakun e lidhjeve të tij me zj. Edlira Tirana. Te QKB dokument i titulluar “Autorizim”, datë 18/07/2024, Numri i çështjes: CN-326633-07-24), zj. Edlira Tirana është emëruar përfaqësuese e posaçme pa kufizime për Elton Tiranë , i regjistruar me NIPT L01612028I.

Edlira Tirana është Inspektores për Kontrollin e Cilësisë në Bordin e Mbikëqyrjes Publike, https://arkiva.financa.gov.al/local-experts-to-support-the-public-oversight-board-in-inspections-for-quality-assurance-of-the-audit-firms-ref-no-sqarp-al-ic-1-4/ ). z. Elton Tirana kryem veprimtari si auditues dhe kontabilist nëpërmjet këtij NIPT-I L01612028, i regjistruar në Institutin e Ekspertëve Kontabël (https://ieka.al/auditor/elton-stavri-tirana/ )
Elton Tirana është ortak në shoqërinë ETiX Audit & Consultancy sh.p.k, me NIPT M41910016M, e cila kryen po ashtu auditime dhe kontabilitet. (https://ieka.al/company/etix-audit-consultancy-sh-p-k/ ) regjistru QKB me CN-319255-07-24.
Edlira Tirana është po ashtu e përfshirë si bashkëpronare e përfaqësuese e autorizuar në shoqërinë BIOFARM ILTO sh.p.k, me NIPT M02201031K, ku ka 12.5% të kapitalit, e ku Elton Tirana ka 25% të kapitalit.
Kundërthëniet me njoftim të Bordit të Mbikëqyrjes Publike
Njoftimi për emerimin e anëtarëve të Komisionit të Provimeve nga Bordi i Mbikëqyrjes Publike, nenit c) kërkon që; “të mos kenë konflikt interesi me anëtarët e Bordit të Mbikëqyrjes Publike apo strukturat e mbikëqyrjes së veprimtarisë së komisionit.”
Ky konflikt interesi midis z. Elton Tirana, auditues ligjor dhe anëtar i Komisionit të Provimeve të Bordit të Mbikëqyrjes Publike, e zj. Edlira Tirana, që është po ashtu përfaqësuese e posaçme pa kufizime e Elton Tirana si auditues dhe në një kohë inspektore për Kontrollin e Cilësisë për audituesit në të njëjtin Bord, është dukshëm i papajtueshëm me ligjin.
Elton Tirana kryen auditime ligjore në mënyrë të veçantë përmes dy entiteteve të ndryshme tregtare:
Pavarësisht kritereve e kufizimeve që janë shpallur, këto kushte num kanë shkuar përpara Bordit të Mbikëqyrjes Publike. Kjo situatë po nënkupton pyetje të mëdha për transparencën e ndershmërinë e emerimit, e mbikëqyrjes së anëtarëve të Komisionit të Provimeve. Situata ndërmjet z. Elton Tirana e zj. Edlira Tirana tregon një shkelje të këtij kriteri, duke ngritur dyshime për transparencën e procesit.
Gjithashtu, është e paqartë pse z. Tirana operon në mënyrë të dyfishtë si person fizik dhe si ortak në një kompani, ç’ka mund të përbëjë një avantazh të padrejtë ndaj auditueseve të tjerë.
Konflikti i Interesit i Ilda Duhanxhiu
Sipas të ligjit për auditimin, ekspertët e BMB-s ‘nuk duhet të jenë të përfshirë në qeverisjen ose të punësuar apo të kontraktuar në organizata të tjera profesionale, por mund të jenë anëtarë të këtyre organizatave’.

Ilda Duhanxhiu mban disa pozita kyçe në Institutin e Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA), duke përfshirë:
Pozitat që zj. Duhanxhiu mban në Institutin e Ekspertave Kontabël kanë lidhje me qeverisjen e organizatës. Mbajtja e pozitës së anëtares së KPAP nga zj. Duhanxhiu është e jo e ligjshme, duke shkelur rregullat për sigurinë e integritetit dhe paanshmëri.
Shkelja e kritereve të shpallura nga Bordi i Mbikëqyrjes Publike
Në njoftim per anëtarëve të Komisionit të Provimeve, një kriter i përcaktuar nga Bordi i Mbikëqyrjes Publike është:
d) “Të mos jenë në strukturat/këshillat drejtuese të më shumë se një nga organet/institucionet/organizatat e parashikuara në ligjin 10091/2009 që lidhen drejtpërdrejtë apo në mënyrë të tërthortë me përzgjedhjen dhe veprimtarinë e KPAP.”
Por zj. Duhanxhiu, përveçse mban pozicionin e anëtares së Komisionit të Provimeve, është po ashtu:
Regjistrimi kandidatëve për auditues ligjorë
Ligji nr. 10091, neni 20, parashikon:
Pra, individët që fitojnë provimet e Komisionit të Provimeve, me zj. Duhanxhiu anëtare, regjistrohen nga Komiteti që ajo kryeson, duke krijuar konflikt interesi dhe shkelur rregullat e BMP-s.
Përfitimi i motrës në provimet e vitit 2023
Në konflikt interesi, Evis Duhanxhiu, motra e Ilda Duhanxhiu (anëtare në Komison të Provimeve të Bordit) ka fituar provimet për Kontabël të Miratuar.
Po ashtu një tjeter fituese për kontabël të miratum e lidhun me zj Duhanxhiu është edhe Yllka Beja e punësume nga zj. Duhanxhiu që ka fitu titullin me zj.Duhanxhiu në komision të provimeve (https://pas-ut.com/our-team/) .
Konfliktet e tjera të interesit
Zj. Ilda Duhanxhiu është:
o Instituti i Ekspertëve Kontabël (https://ieka.al/regjistri-i-audituesve/ )
o Instituti i Kontabilistëve të Miratuar (https://ikm.org.al/regjistri-publik-2/ )
o Shoqata e Kontabilistëve dhe Financiarëve të Shqipërisë (https://www.shkfsh.org/regjistri-publik-i-kontabilisteve-te-miratuar/subjekte)
Konflikti i Interesit i Bujar Bendoz
Për përmirësim të procesit të provimeve, Ministria e Financave ka lidhun kontratë me z. Fatian Devija, ortak auditimi në firmen RSM Albania (https://ieka.al/auditor/fatian-themi-devija/ ). Kjo firm drejtohet nga z. Bujar Bendo ( https://ieka.al/company/rsm-albania-sh-p-k/) , pronar, administrator, e punëdhëdhës i z. Devija.

Bujar Bendo mban po ashtu pozitën e kryetarit tê Komisionit të Provimeve (https://bmp.al/our_services/kpap/ ), me përgjegjësi për licencim të audituesve ligjorë dhe kontablave te miratuar.
Shkelja e kritereve për konflikt interesi
Ky rregullim ka krijua një konflikt interesi, pasi z. Fatian Devija, konsulentit i Komisionit të Provimeve dhe Bordit të Mbikëqyrjes Publike, (https://arkiva.financa.gov.al/consultant-to-provide-support-to-pob-examination-commission-and-ieka-to-improve-the-process-of-testing-of-candidates-for-statutory-auditors-and-certified-accountants-ref-no-al-sqarp-2-1-3/) është i kontraktuar për të konsultuar një komision të drejtuar nga mbikëqyrësi i tij, z. Bujar Bendo.
Sipas kritereve të shpallura nga Bordi i Mbikëqyrjes Publike: Anëtarët e Komisionit të Provimeve nuk duhet të kenë konflikt interesi me anëtarët e Bordit të Mbikëqyrjes Publike apo strukturat që mbikëqyrin veprimtarinë e Komisionit.
Megjithatë, pozita e z. Devija, i cili raporton te një individ që është punëdhënësi i tij te RSM Albania po ashtu kryetar i komisionit te provimeve, përbën një shkelje të kriterit.
Problemet me transparencën dhe integritetin
Ngjarje qe kane ngritur pikëpyetje të mëdha mbi transparencën dhe integritetin e emerimit. Keto lidhje kanë për të dëmtuar licenci, por edhe shkelur kerkesat per shmangie konflikti të interesit.
Konsulenti në të tilla kushte demton integritetin e të gjitha strukturave që lidhen me Komisionin e Provimeve dhe Bordin e Mbikëqyrjes Publike, duke kriju nji situatë të dyshimtë për të gjithë veprimtarinë e këtyre institucioneve.