Atentati i mbrëmshëm me katër të plagosur duket se është një goditje mafioze ndaj pronarit të “Pelikani Security”, Vesel Demiraj. Dy nga katër të plagosurit janë janë djali dhe nipi i Vesel Demirajt. D. Demiraj 17 vjeç është djali i pronarit të “Pelikani Security”, ndërsa M. Demiraj 11 vjeç është nipi i tij. Sipas informacioneve fëmija 11 vjeç ndodhet në gjendje të rëndë.
Mjeti në të cilin 4 të plagosurit po udhëtonin ishte me logon e kompanisë private. Një mjet i djegur u gjet në afërsi të vendit ku ndodhi atentati, i cili dyshohet të ketë qenë i autorëve. Më herët u vra në Lezhë babai i Roan Brahimit. Të dy atentatet janë me natyrë mafioze. Duket se krimi ka dalë jashtë kontrollit teksa polirika, policia, Ministria e Brendshme dhe SPAK janë fokusuar te zgjedhjet.
Ngjarja
Ka qenë ora 21.30 minuta e mbrëmjes së të enjtes kur Tirana u trondit nga një atentat me armë zjarri ku për pasojë 4 persona mbetën të plagosur.
Autorët e dyshuar kanë ndjekur automjetin tip G Class ku udhëtonin katër të rinjtë. Ndjekja ka filluar nga rrethrrotullimi i Shkozës përgjatë autostradës deri te Terminali Lindor i Autobusëve dhe më pas 4 të rinjtë për t’u shmangur me mjetin G Class që udhëtonin kanë shkuar drejt Lundrës.
Pika kulminante ku autorët kanë qëlluar me breshëri ka qenë në autostradë pranë AgroPark. Më pas të 4 rinjtë kur kanë mbërritur në Lundër për t’u shmangur autorëve.
Dyshohet se makina e të plagosurve ka lëvizur në përpjekje për t’iu larguar atentatorëve, derisa dyshohet ka humbur ndjenjat shoferi dhe ka ndaluar në Lundër dhe aty dyshohet se persona të tjerë që kanë konstatuar makinën i kanë dërguar në spital.
Arenc Stafa, 34 vjeç, Kian Mullahi, 19 vjeç, dhe dy të miturit, 11 e 17-vjeç kanë mbetur të plagosur. 17-vjeçari i plagosur është djali të pronari i “Pelikani Security”, ndërsa 11-vjeçari nipi. Autorët e atentatit dyshohet se lëviznin me një automjet fuoristradë, ky dyshohet se brenda kanë qenë tre persona, të cilët pas atentatit janë larguar në drejtim të paditur.