Sondazhi i Piepolit në Report Tv, 45% e qytetarëve të kënaqur me punën e qeverisë Rama

Politikë

Publikuar: 17/04/2025

Sondazhi i Piepolit në Report Tv, 45% e qytetarëve të kënaqur me punën e qeverisë Rama

Ndërsa ka kaluar vetëm 1 javë fushatë elektorale, Report Tv dhe insituti Piepoli sjellin ekskluzivisht sondazhin e radhës. 45% e shqiptarëve të anketuar janë të kënaqur me punën e qeverisë. Konkretisht, 22% deklarojnë se janë shumë të kënaqur dhe 23% janë mjaft të kënaqur.Ndërkohë, 7% janë mjaft të zhgënjyer dhe 47% janë shumë të zhgënjyer. Vetëm 1% nuk kanë një opinion të qartë. /shqiptarja.com