“500 euro për një votë” – Berisha: Blerja e votës për PD manipulim si rasti i Belerit! Vlora Hysenaj dhe Ardi Veliu autorë, do ‘fluturojnë’ pas… 

Politikë

Publikuar: 14/04/2025

“500 euro për një votë” – Berisha: Blerja e votës për PD manipulim si rasti i Belerit! Vlora Hysenaj dhe Ardi Veliu autorë, do ‘fluturojnë’ pas… 

Sali Berisha, në një konferencë për mediat akuzoi drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni, si dhe ish-kryepolicin Ardi Veliu, se janë autorët e manipulimit të rastit të Lushnjës, të ryshfetit 500 euro për blerjen e votës në favor të PD-së, ku u arrestua dhe një 38-vjeçar. 

Ai e krahasoi me rastin e Fredi Belerit në Himarë, teksa paralajmëroi edhe dy “autorët” e manipulimit se pas 11 majit do “fluturojnë”, por në këtë moment pësoi edhe një boshllëk mendimi” pasi nuk po kujtonte dot datën e zgjedhjeve duke thënë (pas 11… pas 11).

“Po të garantoj unë një më një se është si rasti i Belerit, e inskenuar nga Vlora Hysenaj dhe Ardi Veliu, kategoria e provokatorëve se do fluturojnë atje ku e meritojnë dhe pas datës 14, pas datës 11, pas, data, 11… (harron datën e zgjedhjeve) do përgjigjet para ligjit, nëse ai që eka bërë garantoj se do e përjashtoj nga PD-ja si të rekrutuar nga Ardi Veliu dhe Vlora Hysenaj”, tha ai mes të tjerash.