Prapaskena

Show Biz

Incident i rëndë në Big Brother, Jozi godet Gjestin pas eliminimit! Ndalohet nga Policia

Publikuar: 13/04/2025

Një incident i rende ka ndodhur mbrëmjen e sotme në shtëpinë e Big Brother VIP.
Përpara daljes së tij nga shtëpia pas eliminimit nga vota e publikut, Jozi ofendoi dhe goditi fizikisht Gjestin.

Menjëherë pas incidentit, produksioni i Big Brother ka lajmëruar Policinë e Shtetit, e cila ka ndërhyrë duke shoqëruar Jozin, i cili u ndalua menjëherë nga banorët e tjerë.

Pas daljes së tij, Big Brother njoftoi menjëherë policinë, e cila bëri menjëherë të mundur shoqërimin e Jozef Markut për në rajon

Nga ana tjetër, u njoftua se gjendja shëndetësore e Gjestit është e stabilizuar.



Më të lexuarat