“Sono Marc Samson, e ju shkruaj nga qelia ime ku do të qëndroj për shume vite. Cdo ditë mendoj për krimin e tmerrshëm që kam kryer e nuk çfarë të them e mbi të gjitha cfarë në shtyu ta bëj. Është banale të ju kërkoj falje për dhimbjen që jua kam shkaktuar, por dua t’i kërkoj falje Ilarias që nuk e respektova kur ajo kërkoi të ndahej.
Më iku truri nga dhimbja e humba kontrollin. Jam i vetëdijshëm që gjithçka që sot mund të bëj e të them mund të lehtësoj sadopak dhimbjen e familjes. Nuk po përpiqem të shfajësoj përgjegjësitë e mia e as të largohem pasojave të gjestit tim, jam gati të paguaj fajet e mia pa asnjë justifikim”, kështu shkruan në letrën e tij nga burgu Regina Coeli i Romës, Marc Anthony Samson, autori i krimit të 22-vjeçare shqiptare, studentes Ilaria Sula.
