Kanë mbërritur në Shqipëri fletët e votimit, të cilat do të jenë për shqiptarët e diasporës.
Sipas burimeve, bëhet me dije se fletët e votimit janë printuar në Slloveni, ndërsa mësohet se janë duke u bërë gati dhe ato për shtetasit brenda vendit.
Gjithashtu, mbushja e zarfeve do të nisë ditën e mërkurë, ndërsa fletët e votimit për përdoruesit e diasporës janë vendosur ne parkun Olimpik.
Ndër të tjera, mësohet se dërgimi i fletëve në vendet përkatëse do të përfundojë më 17 prill dhe do u mbërrijnë shqiptarëve në harkun kohor 1 deri në tre ditë, ndërsa përgatitjet e dokumenatcionit do të jenë në vëzhgim 24 orë.