Edi Rama për luftën Izrael-Hamas: Me ta nuk ka paqe, janë nazistë

Politikë

Publikuar: 07/04/2025

Edi Rama për luftën Izrael-Hamas: Me ta nuk ka paqe, janë nazistë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Irazel për nderimin nga presidenti Isaac Herzog, ka folur dhe për luftën në Gaza.

Në fjalën e tij, Rama ka thënë se Shqipëria ka qenë gjithmonë mbështetëse e zgjidhjes me dy shtete, por sipas tij për luftën Izrael-Hamas nuk ka zgjidhje pasi ata janë nazistë.

“Siç e kam thënë më parë, dua ta përsëris dhe tani, Shqipëria ka qenë gjithmonë mbështetëse e zgjidhjes me dy shtete, por në këndvështrimin tim e në këndvështrimin tonë, nuk ka zgjidhje me Hamasin aty dhe ndryshe nga ç’janë përpjekur të tjerët të thonë, Hamasi nuk është lëvizje rezistence. Hamasi janë nazistët e shekullit të ri.

Historia na ka mësuar se me nazistët nuk ka paqe, me nazistët nuk ka kompromis”, është shprehur Rama në fjalën e tij.