Përgjimet / Vesho e tepron me ‘mallin’, ngatërron 2 milionë euroshin e Ols Dados me miliona eurot e Berishës që ‘iu dhanë’ Engert Pëllumbin

Aktualitet

Publikuar: 05/04/2025

Përgjimet / Vesho e tepron me ‘mallin’, ngatërron 2 milionë euroshin e Ols Dados me miliona eurot e Berishës që ‘iu dhanë’ Engert Pëllumbin

Meqenëse SPAK hapi thesin e përgjimeve në veshin e gjobaxhiut pesëlekësh, është e vërtetë që ka pasur një pretendim se një ministre e Edi Ramës, i ka dhënë prokurorit Ols Dado 2 milionë euro për t’i arnuar dosjen Erion Velaijt. Duhet theksuar se kemi të bëjmë vetëm me një pretendim. Nuk ka asnjë provë. Për këtë pretendim, Veliaj ka folur nga qelia për tre dëshmitarë konkretë.

Sipas këtij versioni, në mes kanë hyrë disa personazhe të rëndësishëm dhe me lidhje të forta, të cilët i kanë kërkuar Velaijt disa milionë euro për t’ia dhënë Ols Dados, i cili nga ana e tij do t’i kthente mbrapsht 2 milionë eurot ministres dhe kështu do të mbyllte dosjen. E gjitha kjo mund të jetë sajesë, mund të jetë edhe intrigë për të përfituar ndonjë gjë nga situata, mund të jetë edhe e vërtetë, por për secilin version mungojnë provat.

Ndërkaq, dy ditë para se gjyqtari i Apelit të GJKKO Engert Pëllumbi të vensoste për të lënë në burg Veliajn, në mediat e Berishës u përhap një lajm i pabazuar në asnjë evidencë, fakt, provë apo burim, se gjyqtarit Pëllumbi i ishin ofruar miliona euro për të liruar Veliajn nga burgu. Fushata kishte si qëllim kompleksimin dhe shantazhimin e gjyqtarit Pëllumbi që mos të merrte ndonjë vendim në favor të Veliajt.

Çfarë ndodh? Gjobaxhiu pesëlekësh, ish spiun i SHIK-ut, me babanë spiun të ish Sigurimit me pseudonimin ‘Voltmetri’, ka nisur të intepretojë interpretimet e Ols Dados mbi përgjimet e Veliajt në burg. Nuk janë përgjime. Është një material subjektiv i Ols Dados, si palë në proces, mbi përgjimet e Veliajt, për të bindur gjyqtarin Pëllumbi për të mbajtur në burg Veliajn. Natyrisht që Dado e ka hartuar materialin intepretues në funksion të qëllimit të tij.

Gjobaxhiu pesëlekësh, i njohur edhe si Vesho mallisti, shkruan se lajmin e pagesave imagjinare miliona euro për gjyqtarin Pëllumbin e ka sajuar Veliaj në burg. Kushdo që bie në burg bën përpjekje për të dalë. Veliaj po lëvizte çdo gur për të dalë nga burgu. Çfarë interesi do kishte Veliaj që të përhapte lajme se ai apo njerëzit e tij po i jepnin miliona euro gjyqtarit Pëllumbi për t’a liruar nga burgu, kur një gjë e tillë është kundër tij? Kush është ai i burgosur që jep para për të dalë nga burgu dhe ende pa dalë mburret se ka paguar?!

Kjo është një ‘logjikë’ e mirëfillt malliste. Ndodh rëndom që përdoruesi e ‘merr vizën’ më të trashë dhe nga mall jo cilësor, por në këtë rast efektet nuk po reflektohen në mejhane, por në artikuj mediatikë.