Benet Beci i përgjigjet akuzave të Berishës nga Shkodra: Disa zgjedhin të shajnë, kurse unë politikën time kam punën

Politikë

Publikuar: 03/04/2025

Benet Beci i përgjigjet akuzave të Berishës nga Shkodra: Disa zgjedhin të shajnë, kurse unë politikën time kam punën

Kryebashkiaku Benet Beci teksa ishte duke inspektuar nga afër nisjen e punimeve të një projekti të ri në rrugën e Shirokës, i ka kthyer përgjigje akuzave politike të adresuara ndaj tij nga kreu i PD, Sali Berisha.

Beci u shpreh se puna dhe kantieret e hapura në Shkodër, janë mesazhi më i mirë ndaj çdo akuze politike, diskutime nga të cilat Shkodra ka qenë “peng” i politikës së vjetër prej 30 vitesh.

“Secili bën më mirë atë që di të bëjë më mirë, dikush bën më mirë të flasë dhe të shajë. Ajo që dimë ne të bëjmë më mirë është që të bëjmë punën.

Se puna është përgjigjja më e mirë për Shkodrën. Shkodra nuk ka nevojë shumë për një temperaturë politike sesa ka nevojë për një motivim pune.

Ne kemi hyrjen e Shkodrës, ne kemi hyrjen e pashallëkut, ky investimi që filluam sot është investimi Shirokë-Zogaj. Po pastrojmë liqenin. A ka përgjigje më të bukur, më të qetë për qytetin sesa kjo?”, -tha Beci.