Ngatërrohet Berisha: Dividenti do taksohet me 10%! Ndërhyn biznesmeni: Si 10%?! Po ne e kemi 8%…

Politikë

Publikuar: 01/04/2025

Ngatërrohet Berisha: Dividenti do taksohet me 10%! Ndërhyn biznesmeni: Si 10%?! Po ne e kemi 8%…

Në vazhdën e takimeve në prag të fushatës së 11 majit, Sali Berisha ishte sot në një takim në një biznes fasonerie në qytetin e Durrësit, ku prezantoi programin e ‘PD-Shqipëria Madhështore’, për sipërmarrjen me moton ‘Made in Albania’.

Gjatë fjalës së tij dhe premtimeve që po jepte, nëse do të fitojë zgjedhjet, duke folur për dividentin, kreu i PD tha se me të ardhur në pushtet do të taksohet me 10%…Por menjëherë ndërhyri biznesmeni, i cili i shtangur i tha: Po si 10%, është 8%… duhet ta hiqni. “8% po, po ke të drejtë. T’i kërkon heqjen, do ta shqyrtojmë”, tha Berisha pas lapsusit.