Kanosi efektivin e FNSH-së, kush është i shumëkërkuar nga drejtësia greke!

Aktualitet

Publikuar: 31/03/2025

Kanosi efektivin e FNSH-së, kush është i shumëkërkuar nga drejtësia greke!

Alesio Xhelo, ose ndryshe “Titi” është 40-vjeçari që u arrestua sot në Fier, pas i ndodhur  në arrest shtëpia ai kanosi efektivin e FNSH-së që e mbante në mbikëqyrje.

Xhelo i cili njihet edhe me emrin Astrit Hasani është një person i shumëkërkuar në Greqi, i arratisur nga burgu grek në qershor 2019 duke marrë peng një police dhe i kapur në Vlorë me armë pa leje në muajin tetor 2019.

“Titi” ka qenë i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një greku dhe i përfshirë në 8 shkëmbime zjarri me policinë në Greqi, si dhe në dhunimin e gruas se një diplomati të huaj gjatë grabitjes së shtëpisë së tyre dhe në rrëmbimin e një të riu që e liroi pasi mori shumë para nga familja e tij.

Grupi i Xhelos kryen aktivitet në zonën e Zografos në Athinë.