Luiz Ejlli drejt burgut të Fierit, çfarë e lidh me bosin e prostitucionit të Lushnjes dhe Bajrat e Shkodrës. Këngëtari ankimon në Apel dënimin, por ka edhe një dosje në SPAK

Krim & Korrupsion

Publikuar: 30/03/2025

Luiz Ejlli drejt burgut të Fierit, çfarë e lidh me bosin e prostitucionit të Lushnjes dhe Bajrat e Shkodrës. Këngëtari ankimon në Apel dënimin, por ka edhe një dosje në SPAK

Këngëtari Luiz Ejlli ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Fier, e cila e ka dënuar me 1 vit burg për vepren panele të falsifikimit të dokumenteve. Dosja në ngarkim të tij tashmë është regjistruar në Gjykatën e Apelit me juridiksion të përgjithshëm, e ndërsa shqyrtimi i saj është caktuar data 29 prill.

Fituesi i Big Brother Albania, Luiz Ejlli, u dënua me 1 vit burg nga Gjykata e Fierit për falsifikim dokumentesh duke përdorur vulën e noterit, edhe pasi kishte humbur licencën, për të shpëtuar nga sekuestrimi, një pjesë të pasurisë së një ish-të dënuari për prostitucion në Itali, Fatmir Abdurramani. Këtij të fundit iu sekuestruan pasuritë; 4 “njësi shërbimi”, me sipërfaqe 130.58m2, 54.9 m2, 27.03 m2 dhe 64,8 m2; dy apartamente me sipërfaqe 130.58m2 dhe 78.49m2; 1 garazh 107.95 m2.

Me 18 muaj burg u dënua Fatmir Abdurramani që i është hartuar deklarata noteriale. Vepra penale për të cilën Ejlli u dënua rezulton e kryer pak muaj para se të hynte në Big Brother.

Po çfarë falsifikoi Luiz Ejlli?

Fatmir Avdurramani, në hetim pasuror nga prokuroria, e cila i kishte sekuestruar disa prona, tentoi të shpëtojë një shpëtojë një pjesë të tyre, duke përdorur Luiz Ejllin.

Me vulat e noterit që i mbante edhe pse kishte humbur licencën, ish-banori i Big Brother, bëri një dokument të falsifikuar noterial, sikur 210 mijë euro Avdurramani i kishte marrë hua tek 2 persona.

Këtë dokument ish-i dënuari për prostitucion e depozitoi në prokurori, por hetuesit kryen verifikime në arkiva të noterisë ku gjithçka rezultoi e falsifikuar dhe dokumenti doli i manipuluar dhe i mbivendosur mbi të dhënat e një qytetari tjetër.

U provua se, me të njëjtën datë, numër repertori e koleksioni që mbante kjo deklaratë noteriale, në regjistrin e ish noterit Luz Ejlli dhe në arkivën e akteve noteriale të hartuara prej tij, në vitin 2015, ekziston një deklaratë noteriale me palë të tjera pa lidhje.

Luiz Ejllit i ishte hequr licenca në vitin 2021 nga Ministri i Drejtësisë, dhe në prill 2022 i janë tërhequr dokumentet dhe dosjet. Ejlli mbajti vetëm vulën e njomë e të thatë, të cilën e dorëzoi në muajin maj, 3 muaj pasi kishte firmosur dokumentin e ish-të dënuarit.

Nëse mbahet në fuqi vendimi i Shkallës së Parë, atëherë Luiz Ejlli duhet të shkojë ne burg.

Ejlli ka qenë banor i emisionit shou ‘Big Brother’ ku në natën finale të mbajtur më 7 maj 2023, u shpall edhe fitues i çmimit prej 100 mijë eurosh.

Luiz Ejllli si ushtar i Bajrave të Shkodrës

Në qershor të vitit 2024, Luiz Ejlli është kallëzuar në SPAK se ka ndërhyrë në mënyrë të paligjshme si dhe ka kërcënuar zyrtarë të IKMT me qëllim që të mos shembin një obejkt të paligjshëm në Shirokë të Shkodrës, për llogari të grupit të Bajrave.

Sipas kallëzimit penal, ndërtesa e paligjshme figuronte në emrin e 79-vjeçarit Zef Lgataj. Por, në kallëzim thuhet se ndërtesa ishte në të vërtetë i një grupi kriminal në Shkodër dhe më konkretisht e Bajrave.

Në kallëzim pretendihet se Luiz Ejllit i ishte premtuar një pjesë e këtij objekti nëse do të arrinte që t’a shpëtonte nga shembja.

Pretendohet për një takim mes këngëtarit dhe ish kreut të IKMT, Agim Ismailaj, kur Luiz Ejlli i ka kërkuar të mos zbatojë ligjin për shembjen e objektit.

Në referimin penal pretendohen edhe disa mesazhe mes Luiz Ejllit dhe zyrtarëve të IKMT.

Pasi objekti është shembur, Luiz Ejlli pretedohet se ka kërcënuar Agim Ismailin, duke i thënë se “është mirë mos me ndjek këtë çështje. Po e bën personale”.

Skandali thellohet më tej. Inspektorët që zbatuan ligjin duke shembur objektin u ndëshkuan më pas me shkarkim nga kre i IKMT, Ervin Hoxha, sot ministër i Brendshëm.

Në kallëzim ngrihen dyshime se Ervin Hoxha ndikohet nga grupi kriminal Bajrajt. Gjithsesi, për të dalë në një konluzion përfundimtar, pritet rezultati i hetimit nga SPAK.