Besimtarët në Tiranë do e falin namazin e Fitër Bajramit në Sheshin Skënderbej mëngjesin e nesërm.
Bëhet e ditur se ceremonia e Faljes së Fitër Bajramit fillon në 06:45 me lexim Kurani dhe ligjërata, ndërsa në orën 07:30 me faljen e namazit.
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu uron të gjithë besimtarët kudo që ndodhen, per sa me shume miresi, begati dhe unitet.
“Uroj që kjo festë të sjellë harmoni, solidaritet, begati dhe mirëqenie në familjen e çdo shqiptari. Fitër Bajrami le të na shërbejë si moment i vetëdijësimit tonë që të respektojmë dinjitetin dhe vlerat e përgjithshme njerëzore. Qoftë ky Bajram, një burim mirësie, dashurie dhe uniteti për ju dhe të dashurit tuaj. Amin”, u shpreh Bujar Spahiu.