E pazakontë / Ish gjyqtarja akuzon Ina Ramën si spiune të SHISH, hodhi në gjyq institucionin e sekreteve për të konfirmuar lidhjen e saj

Aktualitet

Publikuar: 26/03/2025

E pazakontë / Ish gjyqtarja akuzon Ina Ramën si spiune të SHISH, hodhi në gjyq institucionin e sekreteve për të konfirmuar lidhjen e saj

Një betejë e pazakontë gjyqësore është zhvilluar mes ish gjyqtares së GJKKO Marsela Balili dhe Shërbimit Informativ Shtetëror në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë. Ish gjyqtarja ka ngritur dyshime se ish kryeprokurorja Ina Rama, anëtare Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, është spiune e Shërbimit Informativ Shtetëror. Zonja Balili thotë zonja Rama doli zbuluar si bashkëpunëtore e SHISH kur u publikua nga hakerat lista e plotë e bashkëpuntorëve të SHISH me 1895 persona.

Nisur nga kjo indicie, Marsela Balili i ka kërkuar SHISH informacion zyrtar për lidhjen e Ina Ramës me institucionin e sekreteve. SHISH ka refuzuar informacionin e kërkuar nga ish gjyqtarja pasi klasifikohet sekret. Në këto kushte, ish gjyqtarja i ka kërkuar Komisionerit për të Drejtën e Informimit të urdhërojë SHISH për dhënien e informacionit, me pretendimin se ky informacion nuk është më sekret, për shkak të publikimit të listës së bashkëpunëtorëve.

Komisioneri për të Drejtën e Informimit ka konkluduar se informacioni i kërkuar është sekret dhe si i tillë nuk mund të vihet në dispozicion. Ish gjyqtarja Marsela Balili i ka kërkuar Gjykatës Administrative rrëzimin e SHISH dhe Komisionerit, por padia e saj nuk është pranuar nga gjykata.

Po a është Ina Rama bashkëpuntore e SHISH dhe a e ka ushtruat funksionin e anëtares së KPA në përputhje me ligjin?