Shqipëria bën detyrën ndaj Andorrës, kuqezinjtë marrin fitoren e parë në eliminatoret Botërorit

Sport

Publikuar: 24/03/2025

Shqipëria bën detyrën ndaj Andorrës, kuqezinjtë marrin fitoren e parë në eliminatoret Botërorit

Kombëtarja shqiptare regjistroi fitoren e parë në eliminatoret e Botërorit 2026.

Kuqezinjtë triumfuan 3-0 në shtëpi ndaj Andorrës. 

Në stadiumin “Arena Kombëtare”, vendosi dopieta e shënuar nga Rey Manaj në pjesën e parë dhe goli i shënuar nga Myrto Uzuni në fund të takimit.

Pjesa tjetër e ndeshjes foli për Shqipërinë, që ishte dominuese, duke kërkuar me ngulm golin e tretë, por pa sukses.

Shqipëria merr vendin e dytë në grup me 3 pikë, pas Anglisë kryesuese. Pjesë e grupit K, janë edhe Serbia, Letonia dhe Andorra.