Protesta! Bojkotuan ndeshjen dhe u rikthyen pas 15 minutash, çfarë ndodhi me Tifozët Kuqezi në stadium 

Sport

Publikuar: 24/03/2025

Protesta! Bojkotuan ndeshjen dhe u rikthyen pas 15 minutash, çfarë ndodhi me Tifozët Kuqezi në stadium 

Sfida e dytë kualifikuese e Botërorit 2026 mes Shqipërisë dhe Andorrës nisi me një bojkot nga ana e Tifozëve Kuqezi.

Pas këndimit të himnit kombëtar, ata vendosën të braktisnin tribunën pas porte, duke boshatisur stadiumin në një ndeshje të rëndësishme. Megjithatë, ata u rikthyen në stadium pas golit të parë të Rei Manajt.

Kjo ishte një shenjë proteste nga ana e Tifozëve Kuqezi ndaj Federatës, për ndalimin e shitjeve të biletave për tifogrupet.