SPAK çon për gjykim deputetin e PS, Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë të tjerë

Kronike

Publikuar: 20/03/2025

SPAK çon për gjykim deputetin e PS, Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë të tjerë

Gjykata e Posaçme kalon për gjykim dosjen ndaj deputetit socialist Plarent Ndreca, për çështjen në të cilën SPAK pretendon se ka abuzuar me detyrën kur ishte Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, në lidhje me tenderimet për rikonstruksionin e komisariateve.

Bashkë me ligjvënësin në dosje janë edhe 15 persona të tjerë, kryesisht zyrtarë apo ish-zyrtarë të Komisionit të Ofertave.

Prokuroria e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kishte depozituar kërkesën për seancë paraprake prej 25 nëntorit 2024, kur edhe u morën të pandehur për çështjen e hetuar prej vitit 2021. Gjyqtarja Elsa Ulliri pranoi sot kërkesën e SPAK-ut, ku akuza kryesore është shkelja e barazisë në tenderë. 

13 prej të pandehurve kanë akuzën e “shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, kurse 3 të tjerë të “falsifikimit
të dokumenteve”, e kryer në bashkëpunim. 

Emrat e të pandehurve dhe akuzat e SPAK:

1- Plarent Pjetër Ndreca i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021)

2- Denisa Flamur Skënderaj e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021)

3- Blendi Zoji Kovi i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021)

4- Lira Viktor Kolasi e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021)

5- Ferdinant Jak Tarazhi i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021)

6- Grida Alfred Isufi e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021)

7- Jonarda Kristo Qurku e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021)

8- Lindita Izet Mukaj e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021)

9- Silva Marigo Dauti e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021)

10- Deni Ismail Klosi i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021)

11- Julia Arqile Hysa (Done) e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021)

12- Elora Arian Kokalari e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021)

13- Aida Rexhep Shehi e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021)

14- Klejdi Kujtim Meço i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 186 paragrafi i tretë dhe neni 25 i K.Penal

15- Emiliano Flamur Mehmeti i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 186 paragrafi i tretë dhe neni 25 i K.Penal

16- Erand Majko Rroboçi i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 186 paragrafi i tretë dhe neni 25 i K.Penal.