“Aleanca e kënetës madhështore”, Rama për koalicionin e Berishës: Gjuzin e kanë lënë mënjanë, Jenishehri i ka denoncuar me fjalët më të rënda

Politikë

Publikuar: 20/03/2025

“Aleanca e kënetës madhështore”, Rama për koalicionin e Berishës: Gjuzin e kanë lënë mënjanë, Jenishehri i ka denoncuar me fjalët më të rënda

Në komunikimin e radhës me ndjekësit në rrjetet sociale përmes rubrikës “Sy m’sy”, kryeministri Edi Rama ka ironizuar koalicionin e Sali Berishës, duke iu referuar si ‘koalicioni i kënetës madhështore’.

Rama u shpreh se Kujtim Gjuzin e kanë lënë mënjanë ndërsa Selami Jenishehri i ka denoncuar me fjalët më të rënda.

Unë s’i përgjigjem PD, nuk di ku është PD. Unë flas për kënetën. Aleanca për madhështore. Jam shumë i prekur që Kujtim Gjuzi, që posedon të vetmen gjë madhështore në atë aleancë, mustaqet e tij, është lënë mënjanë dhe jam ndjerë keq që kam parë Selami Jenishehrin që ka denoncuar koalicionin me fjalët më të rënda dhe është shkëputur prej tij.”, u shpreh Rama.

Sipas Ramës, ‘këneta’ do të marrë fund në momentin që vendi do të hyjë në BE.

Si të mos i përmendim se me këta po garojnë. I japin qepur Shqipërisë që nga 1912, ndryshojnë vetëm fytyrën, emrin dhe temat por është e njëjta kënetë, e njëjta specie që e përndjek Shqipërinë dhe me të cilën do të mbyllet filmi në momentin që do të hyjmë në BE.”, tha Rama.