Berisha për replikat e dyshes Rama-Basha: Zoti ua shtoftë dashurinë, ata e kishin të fshehtë dhe tani dolën hapur

Politikë

Publikuar: 19/03/2025

Berisha për replikat e dyshes Rama-Basha: Zoti ua shtoftë dashurinë, ata e kishin të fshehtë dhe tani dolën hapur

Sali Berisha në konferencë për gazetarët sot komentoi edhe replikat në distancë mes kryetarit të PS-së, Edi Rama dhe atij të Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha.

I pyetur nga gazetarët, ai u përgjigj për disa çështje politike dhe mes tyre atë që e quajti “dashuri latente të bërë tashmë publike Rama-Basha”.

Berisha uroi që “Zoti t’ua shtojë dashurinë” kësja dyshe politike dhe që nga e fshehtë tani doli hapur.

Atë që kishin fsheh e nxorrën hapur, se dashuritë janë me faza, E kanë fazën latente, e kanë publike.

Tani e nxorën hapur, kaq mund të them. Ska gjë, e kishin këta po jo në publik. Zoti jua shtoftë!”, tha Berisha.