Breshëri plumbash mbi godinën e CFO Pharma, pamjet nga vendngjarja

Aktualitet

Publikuar: 18/03/2025

Breshëri plumbash mbi godinën e CFO Pharma, pamjet nga vendngjarja

Një sulm me armë zjarri automatik është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në autostradë, ku objekt i sulmit ishte ndërtesa e një subjekti farmaceutik.

Si pasojë e të shtënave janë dëmtuar xhamat e fasadës së jashtme dhe fatmirësisht nuk raportohet për dëme në njerëz.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave.


Njoftimi i policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 08:10, në sallën operative të DVP Tiranë, ka ardhur njoftimi se në rrugën dytësore të autostradës “Durrës – Tiranë”, gjatë natës, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të fasadës së një ndërtese. Nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.