Spanja pritet të ekstradojë ditën e sotme drejt Shqipërisë ish-kreun e ‘Bandës së Durrësit’, Lulzim Berisha.
Interpol Tirana ka përfunduar procedurat dokumentare, teksa autoritetet spanjolle të drejtësisë miratuan kërkesën e ekstradimit të Ministrisë së Drejtësisë dhe SPAK-ut, pasi akuzohet për disa krime të rënda, mes tyre ekzekutimi i rivalit të tij Klodian Saliu, dy dekada më parë në autostradën Tiranë-Durrës (2005).
Berisha u arrestua më 14 dhjetor 2023 në Madrid të Spanjës, pasi u pikas nga oficerët edhe pse me pamje të ndryshuar fizike dhe i kamufluar me kapele e tatuazhe në trup.
Ai kundërshtoi ekstradimin me motive të ndryshme, por në fund autorizimi u dha dhe Interpoli i dy vendeve ka kryer procedurat, teksa sot pritet të zbresë në aeroportin e Rinasit, në Tiranë dhe në kushte të forta sigurie