Kujtim Gjuzi, një ndër aleatët e Sali Berishës për zgjedhjet e 11 majit, është fotografuar në një nga urbanet e kryeqytetit.
Në foton e mëposhtme, Gjuzi shihet i ulur teksa mbi kokë mban një kapele dhe në duar telefonin. I përqendruar në celularin e tij, ish-deputeti duket i pashqetësuar, ndërkohë që qytetarëve i ka tërhequr vëmendjen zgjedhja që ai ka bërë për të përdorur transportin publik.
Një tjetër aleat i Berishës në zgjedhjet e 11 majit, Selami Jenisheri, është fotografuar sot me biçikletën e tij ngjyrë rozë.
Për t’i shpëtuar shiut, në vend të çadrës, Jenisheri ka vendosur në kokë një qese, e cila e mbron që të mos i dalë boja e flokëve.
Kryetari i Partisë Kombëtare Konservatore, Kujtim Gjuzi dhe Kryetari i Partisë Bashkimi Popullor I Pensionistëve Shqiptar, Selami Jenisheri janë pjesë e koalicionit opozitar “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.
Që të dy i kanë dhënë koalicionit të Berishës një dimension komik, bashkë me Kristaq Papën, i cili bëri bujë me deklaratën e tij nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, ku tha se kur ishte i ri dhe kur kishte kaçurrela, femrat me të kanë pirë më shumë Whisky ose pije të mira.