Pas tre ditësh qё gjyqtari Engert Pëllumbi vendosi për “lënien në burg” të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj vendimi i tij akoma nuk ёshtё zbardhur dhe as nuk ёshtё rrjedhur nё media.
Pёrse? Mos vallё “daktilografisti” Erion Bani qё shtypi, printoi dhe shpёrndau 365 faqe vendim brenda 24 orёve, ёshtё mё i zoti se gjyqtar Engert Pёllumbi, i cili do shkruajё shumё mё pak pёr tё njёjtin “burgim”?
Krahas luftёs juridike mes avokatëve tё Veliajt dhe dy prokurorëve tё SPAK, një luftë e paprecedentë mediatike u zhvillua nëpër portale dhe televizione për “pafajësinë” ose “hajdutërinë” e kryebashkiakut tё Tiranёs.
Nё tё njёjtёn kohё kur Erion Veliaj “luftonte” me statuse nga IEVP-Durrës dhe kryeministri Rama i qëndronte “sup më sup” me përkrahje, dy prokurorёt e SPAK qëndronin në heshtje me kufjet e burgut në vesh. Nga kabina e burgut, ata prisnin me durim që Veliaj të pranonte fajin! Dhe duket se mundimi i pritjes iu shpёrblye: Erion Veliaj i pranoi të gjitha në telefon: “Jam hajdut – dua të rri në burg!”.
Provat e reja interceptuese të “gjenive” të përgjimit, jo-magjistratëve Ols Dado dhe Altin Dumani, bënë efekt të pariparueshëm në bindjen e gjyqtarit të gjithëpranuar me integritet Engert Pëllumbi. Ky e la Erjon Veliajn nё “arrest burg” tё paktёn deri nё njё vendim tjetёr tё Gjykatёs sё Lartё.
Në ndryshim nga Erjon Bani, gjyqtari që hyri në rekordet Guinness me zbardhjen e një vendimi 365 faqe për 24 orë (apo e kishte gati pa u bёrё gjyqi?), Engert Pëllumbi nuk po e nxjerr dot “qimen nga qulli” e të postojё në facebook vendimin që iu desh vetëm 5 minuta për ta lexuar.
Sipas PD-së, gjyqtar Engert Pëllumbi, pasi mori 2 milionë euro, i ktheu mbrapsht se e pa Sali Berisha kur i futi “n’xhep”, ndërsa sipas PS-së, ky gjyqtar mbetet i paprekshëm në integritet.
Por Sali Berisha, pas riburgosjes sё Veliajt, doli me njё version tjetёr: “Pёllumbi, Rama dhe Ulëziu janё ortakё për t’ia futur Veliajt”.
Bashkё me Berishёn qё pёrmendi episode tё pёrgjimit, me emra mediash dhe gazetarësh të njohur, disa ‘bundra’ mediatike referuan tё njёjtat, sikurse ai. Rrjedhja e përgjimeve të bёra ndaj Veliajt dhe familjarёve tё tij, janё pёrgjegjёsi e SPAK. Kёtё herё nuk kanë asnjë alibi. Gjyqtari Engert Pёllumbi nuk ka zbardhur asnjё vendim qё tё lexojmё, avokatёt e Veliajt nuk mund tё rrjedhin tё dhёna qё inkriminojnё klientin e tyre.
Aludimet se ҫ`ka folur Veliaj nga burgu, me kё dhe si, askush tjetër nuk mundet t’i dijë, përveç atyre që mbanin kufjet sekrete nё vesh. Diversioni qё Ulsi Manja dhe Edi Rama “e dinё” dhe ia kanё doёzuar “pёrgjimet” Sali Berishёs, ёshtё i zhubravitur dhe banal sa fytyra e doktorit apo e ndonjё gazetareje investigative.
Altin Dumani dhe Ols Dado e dinё mirё tё vёrtetёn, se ҫfarё e “burgosi” bindjen e gjyqtarit stoik Engert Pëllumbi, pёr tё rёnё dakord me Erion Banin. Deri sa të dalin “bombat” e Veliajt, disa pyetje mbeten pezull dhe pa përgjigje:
Një informacion ka “rrjedhur” ndёrkohё nё redaksinë tonё. Dy prokurorë tё SPAK pretendojnë të ngrenë një “akuzë” ndaj kolegut tё tyre Dado, mbështetur në ligjin e SPAK dhe moslejimin që “prej tij të bёhen pis të gjithë”. Dy prokurorёt që kërkojnë të bëjnë këtë reagim ligjor thuhet se do përdorin një nen qё quhet “Përgjegjshmëria”:
“Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme, kur kanë dyshime të arsyeshme për kryerjen e një vepre penale, hetojnë dhe ndjekin penalisht prokurorë të Prokurorisë së Posaçme ose gjyqtarë të gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.”
A do ngrihen në lartësinë e detyrës së tyre këta dy prokurorë dhe të hetojne letrat e kolegut tё tyre, nisur nga burimet mediatike, ashtu si Ols Dado u mbёshtet tek letra e Nesti Angonit?
Nё kёtё katrahurё juridike dhe mediatike, ILD, KLP dhe KLGJ po flenё gjumё. Apo janё kapur si gjyqtari i Gjykatёs Kushtetuese nё pёrgjim?
Vendimi i gjyqtarit Engert Pёllumbi pritet me shumё interes. A ёshtё tentuar edhe ky tё preket nga virusi i metodave tё reja tё SPAK? Presim sa ta lexojmё…