Ju kujtohet “Brisi Tatimeve” e PS-së, koordinatorja e LSI-së, që sot bën komentatoren e PD-së?
Në mandatin e parë të qeverisë Rama, “Brisi Tatimeve” ishte mbretëresha e hashashit dhe e evazionit fiskal. Pasi shëtiti gjerë e gjatë fushat me kanabis (pasi dite nga Kështjella e Vaqarrit) dhe rropi mirë e mirë kompanitë e biznesit të madh, Brisi kaloi te LSI.
Pas një aventure të shkurtër erotike në partinë e Ilir Metës, ku kërkonte votat e socialistëve në 25 prill 2021, Monika Kryemadhi e përzuri me ceremoni, për arsye që i di vetëm ajo.
Për t’u rreshtuar në opozitë, as me Ramën, as me Metën, Brisi u hodh në krahët e PD-së.
Opozita që ofroi në fillim ishte opozita e “djegësave” të Tiranës, Fierit, Elbasanit. Shënjestra, Erion Veliaj, u bë më e kërkuar sesa një “vizë” socialiste.
Ekspertja e inceneratorëve dhe vjedhjeve në Bashkinë e Tiranës, me fjalorin e njohur të rrugëve, për t’i hyrë në zemër Sali Berishës, kur ky pështynte SPAK-un, tha për prokurorët e dalë në një përgjim të Enchro-s se ishin “bundra”. Kjo deklaratë e Brisit të Tatimeve nuk i bëri përshtypje askujt përveç Sali Berishës, që ndërroi kurs për të mos identifikuar kush ishte “Olsi” që kishte dalë në një përgjim që fle në dosjen e prokurorit A.XH.
Ekspertja e “mallit” dhe e tatimeve hapi sot shampanjën anti-Veliaj dhe me “hurra” festoi riburgosjen e tij, pasi nuk gjen dot gëzim tjetër përveç karmës që i sjell një burrë i martuar me biznes të falimentuar.
“Karma” e Tatimeve foli në emisionin e një gazetareje të njohur televizive:
“Erioni nuk ka pasur problem të linçojë me breza, siç ka bërë, përfshirë edhe në rastin tim, ata njerëz që përbënin rrezik dhe problem për vjedhjet që bënte Erion Veliaj.
Kështu që, karma është karma. Në këto momente, Erioni vendosi të bënte një betejë me prokurorët e SPAK-ut, të cilët nuk kanë në dorë si ne të thjeshtët vetëm fjalën, por kanë në dorë edhe letrat, edhe veprën, edhe çekanin, ca gjyqtarë pastaj dhe, pra, ra në grackën që ngriti për të gjithë vetë. E mendoi veten të fuqishëm, por ja që fuqia mbaron. Ajo që kam unë pikëpyetje është kjo: a do ta suportojë Erion Veliaj, siç bënë gjithë debilët e dobishëm që kishte Edi Rama dhe Partia Socialiste përpara Erionit, ata që e hëngrën para Erionit? A do t’i shërbejnë ata PS-së për të kapur ndonjë lek, ndonjë biznes, ndonjë koncesion apo ndonjë tender, apo i gjithë enturazhi i Erion Veliajt nuk do t’i shërbejë më Edi Ramës?”
Karriera e një nimfomaneje nuk mund të përcaktohet në një artikull të shkurtër portali. Adnan-ët e jetës së saj kanë nevojë për hetim special, si ai që i ka bërë SPAK-u Erion Veliajt.
Karma që përçojnë nimfomanet e orëve të fundit nuk është asgjë më shumë se pasqyra e ndyrë e KARMA-s së politikanëve tanë, të cilët ndërtuan vetë këtë mjedis të kalbur, mbushur me “ndrikulla” që ushqejnë korrupsionin dhe tradhtinë.
Në fund, ata u mbytën në të njëjtin llum që krijuan me duart e tyre. Pesha e veprave të tyre është tani e pashmangshme—një hakmarrje e pamëshirshme që kthehet kundër tyre. Dhe mes gjithë kësaj dekadence, qëndron “Karma” e Tatimeve, specialistja e “mallit” që shitet e rishitet në pazaret e politikës shqiptare.