Lista e kandidatëve dhe koalicioni me 25 parti, Rama ironizon Berishën me videon me bufa dhe fjalimin ku i merret goja 

Politikë

Publikuar: 13/03/2025

Lista e kandidatëve dhe koalicioni me 25 parti, Rama ironizon Berishën me videon me bufa dhe fjalimin ku i merret goja 

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar listën e kryetarit të PD-së, Sali Berisha dhe koalicionin e tij opozitar me 25 parti, për zgjedhjet e 11 majit.

Rama ka publikuar një video me bufë kënete, të shoqëruar me një deklaratë të Berishës, ku teksa flet për ‘koalicionin madhështor’, i merret goja duke u përpjekur të justifikojë “qindra mijëra votat” e këtyre partive të marra së bashku, për të bindur elektoratin e PD-së se pse duhej kjo aleancë.

“Demokratët dhe demokratet, mbështetësit tanë duhet ta dinë se këto 26 parti, pavarësisht se të marra veças janë parti… me mo… modeste, në… po… në, në votat e tyre…, por të marra së bashku kanë një elektorat prej qindra mijëra votash. Dhe u them se kjo është një fitore e vërtetë e koalicionit, e aleancës për Shqipërinë Madhështore”, është shprehur Berisha