Berishës i përçahet partia pas zyrtarizimit të listave, deputetët e PD boshatisin Kuvendin

Politikë

Publikuar: 13/03/2025

Berishës i përçahet partia pas zyrtarizimit të listave, deputetët e PD boshatisin Kuvendin

E enjta ka qenë një ditë zhgënjimi për shumë deputetë, si nga PD, ashtu edhe nga PS.

Kjo, pasi një pjesë e mirë e tyre, ose nuk janë kandiduar për zgjedhjet e 11 majit, ose janë lënë në listë të hapur, ku mundësitë për t’u rizgjedhur janë të pakta.

Ndaj, shumë prej tyre, të ndikuar nga emocionet negative, nuk kanë marrë pjesë në seancën e kësaj të enjte në Kuvend.

Krahu ku qendrojnë deputetët e PD-së dukej krejt bosh.

Pak më ndryshe situata në PS, ku mungesat ishin më të pakta.

Por zhgënjimi është shfaqur dukshëm këtë të enjtë, në Kuvend.