Në Gjykatën e Apelit të Posaccëm është duke u shqyrtuar ankimimi i Erion Veliajt I cili kërkon shfuqizimin e masës së sigurisë ‘arrest me burg.’
Pas më shumë se pesë orë, avokatët mbrojtës të kryebashkiakut Erion Veliaj kanë kërkuar një masë të zbutur sigurie, duke afruar garanci pasurore.
“Nuk është në nivel të standardit ligjor që provat të jenë të mjaftueshme, që dyshimi të jetë i arsyeshëm”. Të njëjtën kërkesë kanë bërë avokatët edhe për biznesmenni Elman Abule, i arrestuar për të njëjtin proces. Për biznesmenët Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Meriman Palushi, të cilët munguan në seancë por u përfaqësuan nga avokatët, mbrojtësit kërkuan heqjen e masave ‘detyrim paraqitjeje’.
Pas më shumë se pesë orësh, të mbrotjtjes nga avokatët e kryebashkiakut por edhe të biznesmenëve, rradha ishte e prokurorëve. Pritet që ata të vazhdojnë për afro dy orë të argumentojnë akuzën e tyre për Veliaj dhe biznesmenët e tjerë të arrestuar.