Vrasja e Martin Canit/ Nis seanca paraprake për Mario Përlleshajn, të pranishëm dhe prindërit e viktimës

Aktualitet

Publikuar: 10/03/2025

Vrasja e Martin Canit/ Nis seanca paraprake për Mario Përlleshajn, të pranishëm dhe prindërit e viktimës

Ka nisur seanca paraprake në Gjykatën e Tiranës ndaj të miturit Mario Përlleshaj, nën akuzë për vrasjen e bashkëmoshatarit Martin Canit.

Në seancën që ka nisur në orën 13:00 kanë mbërritur dhe prindërit e Martin Canit.

Mario Përlleshaj mbahet në institucionin e të miturve në Kavajë, pasi u arrestua për krimin në shkollën “Fan Noli” ku i dyshuari ishte nxënës.

Vrasja e Martin Canit ndodhi më 18 nëntor 2024 në Tiranë, vetëm 200 metër larg shkollës “Fan Noli”. Ngjarja ndodhi 3 ditë pasi kishte lindur konflikti mes dy adoleshentëve brenda shkollës, për motive krejt banale, i cili në dukje u mbyll, por që u rindez sërish po brenda shkollës.

Dy të miturit u takuan paradite në tualetet e shkollës, debatuan sërish por u ndanë nga roja i sigurisë. Pas mësimit, me shokët respektivë, u takuan jo shumë larg oborrit të shkollës, ku nisi një sherr që përfundoi me vrasjen e Martinit, plagosjen e shokut të tij dhe vetëplagosje të autorit me thikën e tij.

Pas ngjarjes autori e hodhi çantën me thikën në një ndërtesë të vjetër, e cila u gjet disa ditë më vonë dhe ekspertiza nxori se me të njëjtën thikë ishte goditur viktima dhe i plagosuri.