Motori del nga rruga në Shkodër, plagoset 71-vjeçari

Kronike

Publikuar: 09/03/2025

Motori del nga rruga në Shkodër, plagoset 71-vjeçari


Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje, reth orës 19:00, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”.

Autoritetet policore raportojnë se shtetasi Xh. H., 71 vjeç, duke drejtuar motorin e tij, ka humbur kontrollin dhe për pasojë motori ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, 71-vjeçari ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia thotë se grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.