Gjendet trupi i pajetë i një personi në Rrugën e Kombit, dyshohet se…

Kronike

Publikuar: 06/03/2025

Gjendet trupi i pajetë i një personi në Rrugën e Kombit, dyshohet se…

Trupi i pajetë i një personi ende të paidentifikuar është gjetur mëngjesin e kësaj të enjteje nga punonjësit e mirëmbajtjes së rrugëve në kryqëzimin e rrugës, ku ndahen aksi i Rrugës së Kombit me segmentin drejt Lezhës.

Ata kanë konstatuar viktimën gjatë punës rutinë që kryejnë në këtë aks dhe menjëherë kanë lajmëruar policinë.

Trupi i pajetë është gjetur pranë trafikndarësve, dhe menjëherë është njoftuar policia, e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

Dyshimet e para janë se viktima mund të ketë humbur jetën si pasojë e përplasjes nga automjetet, por gjithsesi pritet kryerja e autopsisë për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së tij.

Njoftimi i policë:

Rreth orës 08:50, është gjetur në trafikndarësen e autostradës “Milot-Thumanë”, në fshatin Shullaz, një trup njeriu, i dekompozuar.

Nga verifikimet paraprake dyshohet se trupi i përket shtetasit E. N., 49 vjeç, banues në Laç.

Gjithashtu, nga veprimet paraprake dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën para disa muajsh, si pasojë e një aksidenti rrugor.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e shkakut të vdekjes së këtij shtetasi.