Trump sulmon vendet e BE-së: Keni shpenzuar më shumë duke blerë naftë e gaz rus se për mbrojtjen e Ukrainës

Botë

Publikuar: 04/03/2025

Trump sulmon vendet e BE-së: Keni shpenzuar më shumë duke blerë naftë e gaz rus se për mbrojtjen e Ukrainës

Presidenti amerikan Trump u ka çuar një mesazh vendeve të BE-së teksa shkruan se kanë blerë më shumë naftë e gaz rus sesa kanë shpenzuar për mbrojtjen e Ukrainës.

Evropa ka shpenzuar më shumë para për të blerë naftë dhe gaz rus sesa ka shpenzuar për mbrojtjen e Ukrainës, dhe kjo në shifra të mëdha” – shkruan ai në Truth Social, pas vendimit për ndërprerjen e ndihmave ushtarake të Amerikës ndaj Ukrainës.

Vendimi i shefit të Shtëpisë së Bardhë erhdi pas përplasjes së ashpër me presidentin ukrainas Zelensky në Zyrën Ovale dhe samitit të menjëhershëm të vendeve të BE-së në mbështetje të Ukrainës.