Rama viziton Panairin e Punës në Athinë, batuta me qytetarin: Pagat këta t’i japin në dorë, të lanë pa pension

Politikë

Publikuar: 02/03/2025

Rama viziton Panairin e Punës në Athinë, batuta me qytetarin: Pagat këta t’i japin në dorë, të lanë pa pension

Kryeministri Edi Rama vizitoi stendat e kompanive shqiptare në Panairin e Punës në Athinë.

Nuk munguan batutat me një qytetar të cilit i tha se duhet të kthehet në Shqipëri, pasi i del më mirë me pagën dhe taksa nuk paguan aq shumë sa në Greqi.

Pjesë nga biseda:

Qytetari: Marr 100 euro në ditë. Merrem me punime guri.

Edi Rama: Eja në Shqipëri. E mira është se këto që merr këtu do i marrësh dhe atje. Është usta i madh i gurit, merr 100 euro në ditë pak a shumë. Pa gënjeshtarja. Sa taksë paguan.

Qytetari: Asnjë.

Edi Rama: Apo t’i japin grekët në dorë.

Qytetari: Marr ekstra për siguracionet plus 10 euro në ditë.

Edi Rama: Je në të zezë dmth, pension s’ke.

Qytetari: Jam me dokumente.

Edi Rama: Me dokumente qëndrimi patjetër, pagat t’i japin në dorë. E merr cash.

Qytetari: E marr cash se ashtu është këtu.

Edi Rama: Unë them më mirë në Shqipëri, i merr me letra  merr edhe pension.

Qytetari: Të lanë pa pension këta, eja në Shqipëri. Ke shtëpinë tënde, të del më mirë dëgjo këtu.