Spiropali uron nisjen e Ramazanit: Agjërim të lehtë e të pranuar të gjithë besimtarët mysliman

Aktualitet

Publikuar: 01/03/2025

Spiropali uron nisjen e Ramazanit: Agjërim të lehtë e të pranuar të gjithë besimtarët mysliman

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali uroi sot besimtarët myslimanë, me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit.

Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali u uroi të gjithë besimtarëve myslimanë agjërim të lehtë e të pranuar të muajit të Ramazanit.

Fjala “sakrificë” vjen prej latinishtes e do të thotë “të bësh një veprim të shenjtë”!  E mendoj agjërimin në religjion, e sidomos te besimi Islam, si thirrje të fortë të ushtrimit të ekzistencës sonë fizike në funksion të rritjes shpirtërore.

Agjërimi përshkruhet në Kuranin e Shenjtë edhe si thirrje e fortë për zgjimin e inteligjencës te besimtari, se si të dallojë të mirën nga e keqja, dritën nga errësira. Në fakt në suren Ul – Buqarah, 2:157, ka një pasazh të mrekullueshëm: “Hani e pini derisa në zbardhje të ditës që të dini të dalloni mes fijes së hollë që ndan dritën prej errësirës”.

Të gjithë besimtarëve myslimanë u uroj agjërim të lehtë e të pranuar të muajit të Ramazanit, që çdokush t’i afrohet sa më shumë të shenjtës, bash siç thotë Kurani: Agjëroni që të keni drojë prej Zotit”’, shkruan ajo.