Skandal / Dy gazetarë të rekrutuar nga grupet kriminale hyjnë e dalin nga zyra e Altin Dumanit

Aktualitet

Publikuar: 26/02/2025

Skandal / Dy gazetarë të rekrutuar nga grupet kriminale hyjnë e dalin nga zyra e Altin Dumanit

Kryeministri Edi Rama artikuloi sot kritika të forta në adresë të SPAK-ut. Mes të tjerash, duke i dhënë edhe një mesazh Altin Dumanit, Rama i kërkoi SPAK-ut të mos sillet si redaksi portalesh dhe kanalesh, duke iu referuar rasteve të furnizimit të disa segmenteve mediatike me sekrete hetimore.

Dhe të mos i ndjekin mediat sikur janë parti politike, e të ndërpresin marrëdhëniet me gazetarët specialë, nuk kam gjë me gazetarët se bëjnë punën e tyre, të mos furnizojnë miletin me sekrete hetimore, të mos sillen si redaksi portalesh e kanalesh, por të bëjnë punën e tyre“, tha Rama.

Një pseudogazetar dhe një gazetare, e cila jep pretenca në banaqet televizive, me lidhje të provuara me grupet kriminale, pastrimin e parave, qarkullimin e dozave të kokainës etj., hyjnë dhe dalin shpesh nga zyra e kreut të SPAK-ut, Altin Dumani.

Gazetarja, e cila pretendon nëpër mejhanet e Tiranës se i fryn në vesh Dumanit, del në komunikimet mes figurave të krimit të organizuar në aplikacionin ‘Matrix’. Në një episod, i cili shumë shpejt do bëhet publik, zonja gazetare, jo vetëm merr zarfe me euro nga grupet kriminale, por nis të marrë edhe doza kokaine për bashkëshortin e saj, një përdorues droge i ‘certifikuar’.

Ndërkaq, pseudogazetari, përdorues i skeduar kokaine, i lidhur me korrupsionin gjatë qeverisjes së PD dhe që pati bullizuar Dumanin duke e cilësuar si një njeri që ‘ha gjizë dhe që drejton karrocën e Dylit’, ka shantazhuar këshilltarin e Dumanit, Fabian Zhillën, ku përmes të cilit më pas ka nisur të futet në zyrën e Dumanit.

Pseudogazetari pretendon nëpër telefonata dhe mejhanet e Tiranës se u zgjidh hallet me Dumanin pushtetarëve dhe ish pushtetarëve të korruptuar. Nuk e vëmë në dyshim integritetin e Dumanit dhe rolin e tij në goditjen kokave të korrupsionit, Ilir Metës, Sali Berishës, Arben Ahmetajt etj., madje as dorën e tij të maskur me Ols Dadon në dosjen e Erion Veliajt. Por, futja e një mutacioni të tillë mediatik në zyrat e SPAK, me dosje për pastrim parash, i njohur për përndjekje, shantazhe dhe torbë e ish ministrave të Berishës, njëllos imazhin dhe reputacionin e SPAK në sytë e opinionit publik.