Zgjedhjet në Gjermani/ Trump ‘duartroket’ fitoren e konservatorëve: Është një ditë e madhe për Berlinin dhe Uashingtonin

Politikë

Publikuar: 23/02/2025

Zgjedhjet në Gjermani/ Trump ‘duartroket’ fitoren e konservatorëve: Është një ditë e madhe për Berlinin dhe Uashingtonin

“Është një ditë e madhe për Gjermaninë dhe për Shtetet e Bashkuara nën lidershipin e Trump. Urime të gjithëve”.Kështu është shprehur vetë Donald Trump në rrjetin e tij social Truth, duke komentuar rezultatin e zgjedhjeve në Gjermani.“Duket se partia konservatore në Gjermani ka fituar me diferencë të madhe. Ashtu si në SHBA, edhe gjermanët janë lodhur nga politika pa sens, veçanërisht në çështjet e energjisë dhe imigracionit, që ka mbizotëruar për shumë vite.Kjo është një ditë e madhe për Gjermaninë dhe për Shtetet e Bashkuara nën lidershipin e një zotërie të quajtur Donald Trump. Urime të gjithëve, shumë fitore të tjera do të vijnë”, ka deklaruar Trump.