Një ngjarje e paprecedentë është filmuar sot në Tiranë, ku një i ri është kapur duke goditur me shuplakë pas koke të dashurën e tij.
Videoja, e dërguar në redaksinë e JOQ Albania, tregon momentin kur djali ushtron dhunë, ndërsa vajza nuk reagon dhe thjesht i bindet.
Qytetarët e pranishëm, të shqetësuar nga sjellja e dhunshme, e kanë filmuar ngjarjen në një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit. Por vlen të theksohet se askush nuk ndërhyri për t’i ardhur në ndihmë vajzës.