E gënjeu ish banakieri ‘amerikan’ Alfred Lela?  Zbythet Berisha, tërheq pas 24 orësh akuzat ndaj “New York Times” për shkrimin me pagesë kundër tij

Aktualitet

Publikuar: 21/02/2025

E gënjeu ish banakieri ‘amerikan’ Alfred Lela?  Zbythet Berisha, tërheq pas 24 orësh akuzat ndaj “New York Times” për shkrimin me pagesë kundër tij

Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës së gazetarit të New York Times Kenneth P. Vogel, i cili hodhi poshtë akuzat e kreut të PD-së, se Rama kishte paguar 150 mijë euro për një artikull ku përmendej kontraktimi i Chris LaCivita si drejtues i fushatës elektorale të PD. Në konferencën që mbajti sot me gazetarët, Berisha tha se ishte një keqkuptim, duke u tërhequr nga pretendimet e tij për artikull të paguar.

Ka qenë një keqkuptim i Sali Berishës. Më servirën se ishte një artikull i sponsorizuar. Autori tha se nuk është i sponsorizuar. Dhe unë i besoj gazetarit. Sepse çdo gazetë e madhe shet një hapësirë në të cilën ti mund të shkruash çfarë të duash përkundrejt pagesës. Nuk ka lidhje me redaksitë, nuk ka lidhje me qëndrimet e redaksisë. Janë shumë të kushtueshme si hapësirë. Autori thotë nuk ka qenë e tillë, unë i besoj plotësisht atij…“, tha Berisha. 

Po kush ia tregoi shkrimin e gazetës Sali Berishës dhe i sajoi pagesën nga Edi Rama?

Ndoshta pagesën e ka sajuar vetë Berisha, por për punët në Amerikë, në PD mbahet poeti Alfred Lela, i cili i kushton vjerrsha Berishës. Lela rreh gjoksin në oborrin e SHQUP-it si njeriu i amerikanëve, meqenëse ka punuar disa muaj në SHBA si banakier. Duke përgatitur koktej në banak nisi edhe lidhjet e para diplomatike me qarqe të larta amerikane.

Deri kur Berisha u shpall non grata, Lela e prezantonte veten si korrieri dhe shkoqitësi i mesazheve mes amerikanëve dhe Lulzim Bashës. Lela ‘përkthente’ në publik mbështetjen amerikane për Bashën dhe strategjitë e fitores. Kur ishte pranë Bashës, Lela denonconte Shkëlzen Berishën se u bënte karshillëk me pasuri dhe luks shqiptarëve të varfër. 

Pasi Berisha dëboi Bashën nga SHQUP si besëprerë, Lela nisi t’i kushtonte vjerrësha Berishës. Ky i fundit i besoi Lelës strategjinë e fushatës së Belind Këlliçit (Belo Ezmeri) për Bashkinë e Tiranës përballë Erion Veliajt.

Lela në fakt është një nga lidhjet e hershme të Veliajt, madje konsiderohej si zar i Veliajt. Lela dyshohet se raportonte tek Mazniku gjatë fushatës për lëvizjet elektorale të Belos. Madje disa lëvizje të Belos dyshohet janë diktuar nga stafi i Veliajt përmes Lelës, siç është posteri skandaloz me gishtin e mesit, të cilin Lela e mbrojti më pas publikisht. Gishti i mesit rezultoi katastrofik. Belo humbi me 60 mijë vota. Pasi çoi Lulzim Bashën dhe Belon drejt ‘fitoreve’, Lela tashmë do jetë ‘çelësi i fitores’ së Berishën në 14 maj 2025.