Çifti Meta – Kryemadhi nuk ndahen sot, ja çfarë ndodhi në gjykatë. Seanca e radhës e divorcit do të mbahet më…

Aktualitet

Publikuar: 21/02/2025

Çifti Meta – Kryemadhi nuk ndahen sot, ja çfarë ndodhi në gjykatë. Seanca e radhës e divorcit do të mbahet më…

Në Gjykatën Civile ishte parashikuar mbahet seanca për divorcin mes presidentit të PL-së, Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhi.

Seanca në fjalë mësohet se është shtyrë për në muajin prill dhe shkak u bë mosparaqitja e Kryemadhit në seancë, ku ishte parashikuar nëse mes tyre do të kishte Pajtim ose jo.

Ndërkaq edhe vetë Meta nuk ishte i pranishëm, si pasojë e masës së sigurisë arrest me burg të vendosur që prej tetorit të vitit të kaluar por kishte lënë autorizim avokatin e tij, Genc Gjokutaj.