Deputeti i PD, Ferdinand Xhaferaj u shpreh se i qendron parimeve të tija dhe nuk bëhet pjesë e një fare, që sipas tij janë Primaret në PD.
Ai ka thënë se agjenda e Berishës është kundër interesave të Partisë Demokratike.
“Unë i qendroj parimeve dhe jam shumë i emocionuar se që nga dje deri më sot më kanë marrë në telefon me dhjetëra qytetarë të Durrësit. Unë nuk kam qene kritik ndaj zotit Berisha, por i qendroj parimeve, siç thash.
Nuk jam penduar që kam bërë thirrje për Berishës. Nuk jam bërë fare pishman sepse ishte domosdoshmëri dhe është domosdoshmëri që ne të ecin në rrugëtimin e rrotacionit politik në 11 Maj.
Pengesat që janë krijuar kanë të bëjnë se shpeshherë në 2005 agjenda personale e zotit Berisha eci krah për krah me agjendën e PD dhe u mundësua këtu rotacioni në shumë raste. Agjenda personale e zotit Berisha hyn në kontraditë me agjendën e demokratëve”, u shpreh Xhaferaj në “Edicionin Qendror” në abc news.
Deputeti demokrat shtoi se PD me këtë ritëm është drejt askundit, pasi duhet punuar në strukturat e partisë. Sipas deputetit, SPAK është një institucion që ka mbështetjen e publikut dhe faktorit ndërkombëtar, prandaj nuk duhet sulmuar.
“Marrim qendrimin karshi SPAK, Partia Demokratike duhet të ishte në mbrojtje të SPAK. Zoti Rama ka një marrëdhënie tjetër me SPAK, ka dhe frikë dhe nevojë.
Ka frikë kur thotë që unë nuk lejoj republikë prokurorësh, por dhe ka nevojë kur thotë mos dilni përpara SPAK. Ka nevojë sepse SPAK ka mbështetjen e publikut, faktorit ndërkombëtar dhe Europës.
Unë kam dëshirë që opozita të lëviz ashtu siç duhet të kishte lëvizur. Nuk duheshin Primare, duheshe partia. Tani që ne kemi nevojë të fusim në punë strukturat e partisë për muajt që na kanë mbetur, ne i fusim në garë demokratët. Unë do të kisha dëshirë, sepse thash është nevojë imediate e vendit”, u shpreh Xhaferaj.