Ilir Meta regjistron nga burgu Partinë e Lirisë në zgjedhjet e 11 majit

Politikë

Publikuar: 20/02/2025

Ilir Meta regjistron nga burgu Partinë e Lirisë në zgjedhjet e 11 majit

Partia e Lirisë është regjistruar zyrtarisht për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit të këtij viti. Lajmin e ka bërë të ditur sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Blushi shkruan se regjistrimi i PL-së në zgjedhje është bërë me kërkesën e Presidentit të kësaj force politike, Ilir Metës, i cili ndodhet në paraburgim për korrupsion aktualisht.

Deri tani janë 15 parti që kanë bërë kërkesë në KQZ për tu regjistruar për zgjedhjet e 11 majit.

Partitë që kanë bërë kërkesë në KQZ për t’u regjistruar:

1. Partia Demokratike
2. “Shqiperia Behet”
3.  Levizja “Bashke”
4.  Partia e Lirise
5.  Partia Mundesia
6.  Nisma Thurje
7.  Partia Konsevatore
8.  Partia Balli Kombetar
9.  Aleanca Demokristiane e Shqipërisë
10. Partia Bashkimi Demokrat
11. Partia Balli Kombetar Demokrat
12. Partia PUK
13. Partia e Legalitetit
14. PDK
15. Partia Kristian Demokrate PKD

Regjistrimi i partive garuese në zgjedhje duhet kryer brenda një jave deri më 25 shkurt. Koalicionet duhen regjistruar deri më 7 mars, ndërsa emrat e kandidatëve për deputetë duhen dorëzuar në KQZ brenda 12 marsit.