Dosja ‘Toyota Yaris’, GJKKO nis gjykimin për ish-kreun e Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka 

Aktualitet

Publikuar: 20/02/2025

Dosja ‘Toyota Yaris’, GJKKO nis gjykimin për ish-kreun e Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka 

Gjykata e Posaçme ka veçuar çështjen për ish-kryeprokurorin e Vlorës Aurel Zarka nga të pandehurit e tjerë që ndodhen në kërkim, dhe pranoi kërkesën e SPAK për kalimin në gjykim të tij.

Zarka është marrë i pandehur për korrupsion dhe ushtrim ndikimi ndërsa emri i tij doli pas zbërthimeve të aplikacionit skyECC .

Nga ana tjetëe gjykata ka veçuar dosjen për tre personat e tjerë, mes të cilëve ish-oficerja e BKH Erjona Daupaj, avokati Radovan Çela dhe Astrit Vladi për shkak se nuk janë arrestuar ende nga policia dhe vijojnë të jenë në kërkim.