Vetëvritet polici i burgut ‘313’ në Tiranë!

Kronike

Publikuar: 19/02/2025

Vetëvritet polici i burgut ‘313’ në Tiranë!

Një 48 vjeçar, punonjës policie i burgjeve dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë në banesën e tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, në rrugën “Shefqet Musarai”, ku shtetasi Genci Aliaj, 48 vjeç, është gjetur i pajetë në banesën e tij. 

Dyshohet se punonjësi i burgut 313 është vetëvrarë me një armë zjarri tip pistoletë.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 11:00, në rrugën “Shefqet Musarai”, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë në banesë shtetasi G. A, rreth 48 vjeç, punonjës policie i burgjeve, informoi sot policia.

Grupet hetimore po punojnë për sqarimin e ngjarjes.